Berisha: Pesë zonja në drejtim të degëve të PD, ky është një dimension emancipues

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të primareve, në zgjedhjet që do të brenda partisë. Nga mbledhja e kryesisë së PD-së, Berisha komentoi dhe zgjedhjet që po mbahen për drejtimin e degëve të partisë në rrethe.
Sipas tij, ky është një dimension vërtet emancipues që tejkaloi mentalitetin e prapambetur dhe të pabazë.
‘Për t’u përshëndetur si hap pozitiv është gjithashtu zgjedhja në Lezhë, në Vlorë, Sarandë dhe Himarë me votën e lirë të demokratëve i katër zonjave të nderuara. Edhe në Dimal, pesë. U tejkalua një mentalitet i prapambetur, paternalist, absolutisht i pabazë. Dhe unë them që edhe ky dimension kësaj here është një dimension vërtet emancipues dhe i përgëzoj ato zonja për guximin e tyre, për përkushtimin e tyre, për suksesin e tyre. Kështu që të vazhdojmë në këtë drejtim, të finalizojmë sipas përcaktimeve që u lexuan këtu zgjedhjet në degë, ta mbyllim këtë proces, ta finalizojmë me Kuvendin në fillim të qershorit dhe rikthehemi krahas kryengritjes paqësore, rikthehemi tek përgatitjet për zgjedhjet vendore, për të cilat duhet të angazhohemi me gjithë forcën,‘ tha Berisha.








