Bled Çuçi shtron iftar për 100 të ftuar, faturën ia lë punonjësve të bashkisë së Vlorës

Avokati Kujtim Cakrani ka denoncuar një situatë të pazakontë, që sipas tij ka ndodhur në Vlorë.
Cakrani shkruan në Facebook se, Bled Çuçi, i cili është i dërguar politik i Ramës për Vlorës, ka shtruar një iftar për 100 persona të ftuar, dhe faturën ja kishte lënë 4 drejtorëve të bashkisë së Vlorës.
Por as drejtorët nuk e kanë paguar vetë, por ua kanë marrë lekët punonjësve që kishin në varësi.
Reagimi i Kujtim Cakranit:
Bled Çuçi, në garën brenda partisë se kush është më bamirës, shtroj Iftar me 100 të fuar në një restorant në Qytetin e Vlorës.
Pagesën e Iftarit ja la si detyrë ta bënin 4 drejtorë të drejtorive. Drejtorët nuk paguan vet por mblodhën lekët nda punonjësit e tyre dhe kështu u shlye pagesa e Restorantit.
E pra kur të pafetë dhe paudhët bëjnë bamirësi nuk duhet besuar.









