POLITIKËTOP-NEWS

Demokratët e Fierit nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës

Demokratët e Fier, Patos, Rroskovec dhe Mallakastër janë nisur drejt Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës që do të mbahet pasditen e sotme para Kryeministrisë.

Të organizuar kryesisht me makina private, nisja e tyre është bërë në mënyrë individuale dhe jo e strukturuar si në herët e tjera, ka pohuar kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, dega Fier, Rrapi Gjika. “Sot është e diel dhe përkon me festën e Dita e Novruzit, një ditë e rëndësishme për komunitetin bektashi. Gjithkush është nisur edhe për të kryer ndalesa gjatë rrugës, për kafe dhe më pas për të qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës”, është shprehur ai.

Një takim është lënë në orën 15:00 në rrethrrotullimin e Çermës, për t’u nisur më pas të organizuar drejt kryeqytetit, ka shtuar Gjika.

Sipas informacioneve, nga Mallakastra pritet të marrin pjesë rreth 200 persona, nga Patosi 250, po aq edhe nga Rroskoveci, ndërsa nga Fieri rreth 500 demokratë do t’i bashkohen protestës së opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button