AKTUALITETTOP-NEWS

Tragjedi në Kuman/ Burri vret gruan e më pas veten (foto e video)

Tragjedi në Roskovec: 80-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas veten, dyshime për konflikt familjar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Kuman të bashkisë Roskovec, ku një 80-vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Sipas informacioneve paraprake, autori, Shefit Rrapaj, ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë bashkëshorten e tij 75-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vend. Pas krimit, ai ka qëlluar edhe veten, duke mbetur i vdekur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, grupi hetimor dhe patrulla të qarkullimit rrugor, pasi banesa ku ndodhi krimi ndodhet pranë aksit nacional Fier–Berat. Zona u rrethua për të bërë të mundur hetimet dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Dashuri dhe Shefit Rrapaj viktimat

Burime nga policia bëjnë me dije se çifti kishte nëntë fëmijë, gjashtë djem dhe tre vajza, të gjithë në emigracion. Mësohet se një prej djemve ishte kthyer në Shqipëri rreth tre muaj më parë.

Banorët e zonës tregojnë se çifti njihej si familje e qetë dhe pa probleme të dukshme. Megjithatë, sipas tyre, kohët e fundit në familje kishte pasur konflikte, të lidhura kryesisht me djalin e kthyer nga emigracioni, i cili dyshohet se kishte probleme me alkoolin dhe lojërat e fatit.

Të njëjtat burime thonë se më herët, rreth 2-3 muaj më parë, në familje kishte pasur një tjetër konflikt, për të cilin ishte dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Dyshohet se debatet e vazhdueshme në familje, si dhe përplasjet mes babait dhe djalit, ku nëna mbante anën e këtij të fundit, mund të kenë çuar në agravimin e situatës, që përfundoi në tragjedinë e sotme.

Shefit Rrapaj, autori

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e spitalit të Fierit, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal.

Djali i çiftit që ishte kthyer nga emigracioni  eshte shoqëruar në polici e po merret në pyetje nga grupi hetimor. Mësohet se djali ka pohuar se nuk ka qënë më banesë  kur ka ndodhur ngjarja. Këtë gjë ai e ka pohuar edhe kur është marr në pyetje nga grupi hetimor, por gjithsesi ai do pyetet disa herë derisa të dilet në një deklaratë të përgjithshme për thëniet e tij.

Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Krimi i dyfishtë, ndodhi në fshatin Kuman, ndonëse ende policia nuk e ka zbardhur arsyen që e shtyu të moshuarin në këtë akt fatal,

Në fshat dukeshin mirë, se ç’kanë pasur brenda për brenda s’e di. Kovaç ishte, merrej me bahçen e zonja shtëpiake. Kanë ardhur nga Levani. Në komunitet njihen si njerëz të mirë. Me kunatin kanë pasur shtëpinë 3 katëshe, por nuk shkonin, nuk flisnin. Vëllai dhe motra jetonin këtu, se janë këmbyer. Fëmijët nuk vinin shpesh”, u shpreh një nga banorët e zonës.

Di që si mik që kam ardhur më kanë pritur. Ndoshta ka qenë konflikt i çastit se unë nuk jetoj këtu në fshat“, u shpreh një tjetër.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri./ ALB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button