Balluku: Dilni takoni elektoratin. Antarësime të reja, të marrim nga “thesi” i PD

Balluku porosi strukturave: Dilni në terren dhe afroni anëtarë të rinj për 2027. Antarësime të reja dhe të marrim nga “thesi” i PD. Për zgjedhjet e 2027 do bëjmë spektakël elektoral.
Gjatë takimit të zhvilluar me drejtues dhe përfaqësues lokalë, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, ka theksuar nevojën që strukturat e Partisë Socialiste të dalin në terren dhe të jenë më pranë qytetarëve.
Ajo ka kërkuar që të intensifikohen takimet me bazën, të evidentohen problematikat reale dhe të punohet konkretisht për zgjidhjen e halleve të komunitetit.

Një tjetër fokus i rëndësishëm, sipas Ballukut, është përgatitja për zgjedhjet e vitit 2027. Ajo ka nënvizuar se objektivi kryesor duhet të jetë afrimi i anëtarëve të rinj në parti, duke synuar edhe përfshirjen e sa më shumë elementëve nga radhët e Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në fjalën e saj, Balluku është shprehur optimiste për rezultatin, duke theksuar se Partia Socialiste synon një fitore edhe më të thellë në zgjedhjet e ardhshme, të cilën e cilësoi si një “spektakël” elektoral.










