MAGAZINË
Mimoza Ahmeti shpallet e preferuara e publikut

Poetja e mirënjohur Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut. Në këtë televotim të parë për këtë sezon të Ferma Vip, poetja shprehu falenderim dhe mirënjohje për ata që e votuan, teksa nuk ndali as batutat. ”Dhe thonë pastaj për mua që je e pakuptueshme, por ja që më paskan kuptuar”, tha poetja.
Ky moment tregoi për mbështetjen e madhe të publikut dhe krijoi një atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë së fermës. Fermeri i preferuar do të ketë benefite dhe avantazhe. Opinionistët kanë shprehur vlerësim për inteligjencën e Mozës, mendim që u mbështet edhe nga moderatorja Arbana Osmani.








