POLITIKË

Rama hesht për Aeroportin e Vlorës pas Asamblesë së PS

Kryeministri Edi Rama ka shmangur deklaratat për mediat në Vlorë pas përfundimit të takimit me Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas burimeve në terren, Rama nuk ka folur as në mbërritje dhe as në largim nga aktiviteti. I pyetur nga gazetari i Syri Tv për qarkun Vlorë Gentian Këllçiu  për ecurinë dhe afatin e përfundimit të punimeve në Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Kryeministri nuk ka dhënë asnjë reagim.

Heshtja e tij ka ngjallur interes dhe diskutime, duke qenë se projekti i aeroportit konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të jugut të Shqipërisë. Banorët dhe opinioni publik presin më shumë transparencë dhe një afat të qartë për përfundimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button