Sulm masiv me armë në SHBA, 8 fëmijë të vrarë

8 fëmijë, njëri prej të cilëve foshnjë, mbetën të vrarë në një sulm masiv me armë në Shreveport, Luiziana të SHBA-ve. Një person i armatosur hapi zjarr në tre shtëpi të ndryshme në qytet.
10 persona u qëlluan gjithsej, 8 prej tyre për vdekje. Moshat e viktimave varionin nga 1 deri në 14 vjeç, sipas policisë.
Disa nga viktimat ishin “të afërm” të personit të armatosur, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Shreveport, Christopher Bordelon, në një konferencë për shtyp.
Pas të shtënave, personi i armatosur grabiti një automjet dhe u përpoq të arratisej, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
Vendi i krimit përfshinte dy shtëpi në të njëjtën rrugë dhe një të tretë në një rrugë aty pranë.
“Individi përgjegjës, pasi u largua nga kjo vendngjarje, kreu një grabitje makine pikërisht këtu, në të cilën, oficerët e patrullës së policisë së Shreveport u vunë pas atij automjeti” – tha Bordelon.









