AKTUALITETTOP-NEWS

Vrasja e Elton Javorit 3 vite më parë; merr fund arratia e Agim Gashi 

Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor 2023, kur sipas dosjes hetimore, Agim Gashi në bashkëpunim me vëllain e tij Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga viktima Elton Javori.

Ka marrë fund arratia e 38-vjeçarit Agim Gashi, i akuzuar për një vrasje të ndodhur në Fier në fund të vitit 2023. Ai u arrestua nga strukturat e hetimit të krimeve të rënda, në zbatim të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Fierit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, ndaj Gashit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Hetimet e deritanishme e lidhin atë drejtpërdrejt me ekzekutimin e një 41-vjeçari në lagjen “16 Prilli”.

Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor 2023, kur sipas dosjes hetimore, Agim Gashi në bashkëpunim me vëllain e tij Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga viktima Elton Javori. Konflikti mes palëve dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Ekzekutimi i Elton Javorit: 

Elton Javori u ekzekutua më 7 dhjetor të 2023-it  në makinën e tij Porsche Cayenne, e cila u identifikua nga familjarët e tij pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier, ku autori Agim Gashi, i cili njihet edhe me emrin Agli, qëlloi me pistoletë Javorin. Ky i fundit ishte kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj Agim Gashit dhe vëllait të tij Kreshnik Gashi, por njëri prej plumbave të pistoletës së Agim Gashit ka rezultuar fatal për Javorin pasi e kapi në kokë.

Pista e konflikteve banale ishte shkaku që çoi në ekzekutimin e Javorit, pasi të dy, viktima dhe autori Agim Gashi, më parë kishin pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar.

DVP Fier

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit Agim Gashi 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Kreshnik  Gashi (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi Elton Javori 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button