AKTUALITETTOP-NEWS

Hapet gjatë natës varri i një gruaje të ndarë nga jeta prej 17 vitesh në Lushnje

Lushnje – Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në varrezat e Lushnjës, ku gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë hapur një varr.

Ngjarja është konstatuar në orët e para të mëngjesit nga punonjësit e shërbimeve funerale të bashkisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë vënë re dëmtimin e varrit. Sipas të dhënave paraprake, varri i përket një gruaje që është ndarë nga jeta rreth 17 vite më parë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe ekspertizës nga ana e autoriteteve, pjesa e dëmtuar e varrit është mbyllur sërish nga shërbimet përkatëse.

Policia ka marrë në pyetje punonjësit e varrezave, si dhe rojen e natës, për të zbuluar nëse kanë vënë re lëvizje të dyshimta apo persona të panjohur në zonë.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë raportohet në Lushnje, ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi. Megjithatë, dyshohet se varri mund të jetë hapur me qëllim vjedhjen e bizhuterive apo sendeve me vlerë që mund të kenë qenë në të.

Burime nga komisariati i Lushnjes bejne te ditur se pas kqyrjes se varrit nga grupi i eksperteve, u vertetua se nuk ka levizje kockore . Eshte hapur nje grope e vogel ne ane te varrit, por nuk eshte demtuar asgje.

Dyshohet se autor eshte nje person me te meta mendore, i cili ka sjell vazhdimisht probleme ne varrezat e qytetit. Po punohet per shoqerimin e tij ne polici.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri.    

Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi E. N., 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin E. N., në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button