Operacion antidroge në Tiranë, lëshohen 30 urdhëra arresti

Një operacion antidroge është zhvilluar nga Policia e Tiranës ku mësohet se janë lëshuar 30 urdhëra arresti nga Prokuroria.
Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshirë prej disa kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjate operacionit deri tani janë sekuestruar rreth 2 kg kokainë dhe 60 kg hashash.
Hetimet kanë nisur prej disa kohësh nga Antidroga e Tiranës. Kanë qënë goditjet e mëparshme ku në bazë të zbërthimit të kominunikimeve janë gjetur prova për implikimin e personave të dyshuar si të përfshirë.
Antidroga në bazë të hetimeve ka përdorur dhe metoda proaktive por dhe blerje me stimulim. Ende nuk dihen sa persona janë arrestuar, apo sa sasi lëndë narkotike janë sekuestruar nga blutë.









