AKTUALITETTOP-NEWS

Banorët e Ferrasit: Katër muaj pas përmbytjeve ende pa dëmshpërblim (foto e video)

Levan – Dëme të mëdha, zero kompensim nga përmbytjet e lumit Vjosa. Banorët e Ferrasit në Levan shpërthejnë pas 4 muajsh pritje.

Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga përmbytjet e muajit janar, banorët e zonës së prekur në Ferras të Levanit shprehen se ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për dëmet në banesat e tyre.

Sipas tyre, Komisioni për verifikimin e dëmeve mbërriti vetëm pasi ujërat ishin larguar. Ata tregojnë se u bënë evidentimet në terren dhe u premtua se raporti do t’i dërgohej qeverisë për të vendosur mbi masën e dëmshpërblimit.

Fshati Ferras

Por që prej asaj kohe, thonë banorët, askush nuk është rikthyer dhe asnjë përgjigje zyrtare nuk është dhënë.

“Kemi katër muaj që presim. Askush nuk ka ardhur më. Dëmet janë të mëdha dhe nuk kemi marrë asnjë ndihmë.”

Banorët ngrenë edhe akuza për shpërndarje të padrejtë të ndihmave, duke pretenduar se dëmshpërblimet janë dhënë me ndikim politik.

“Disa kanë marrë, disa jo. Ata që janë të lidhur me pushtetin kanë përfituar, pjesa tjetër ka mbetur pa asgjë.”

Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që përmbytjet i lënë pa mbështetje, ndërsa kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.ALB365/ Xhemil Beharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button