17 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit, misteri ende pa përgjigje/ Djali “Baba të shof saherë shikoj nga qielli”

Shtatëmbëdhjetë vite pas vrasjes së ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi në Roskovec, ngjarja mbetet ende një plagë e hapur dhe një mister i pazbardhur nga drejtësia shqiptare.
Deputeti i PS u ekzekutua në rrethana tronditëse fare pranë banesës së tij në Rroskovec por edhe sot, pas kaq vitesh, nuk ka një autor apo motiv të zbardhur zyrtarisht.
Edhe pse çështja është trajtuar ndër vite nga të gjitha krahët politikë, asnjëra palë – as gjatë qeverisjes së PD dhe as në katër mandatet e socialistëve – nuk ka arritur të çojë hetimet deri në fund për të dhënë një përgjigje përfundimtare mbi këtë vrasje të rëndë.
Në përvjetorin e 17-të, dhimbja mbetet e fortë për familjen. Djali i tij, Andueli ka reaguar me një mesazh prekës, duke shprehur mungesën dhe pritjen për drejtësi,
“Baba, të shof saherë kthej sytë nga qielli.”
Një thirrje që rikthen në vëmendje jo vetëm tragjedinë familjare, por edhe dështimin e institucioneve për të zbardhur një nga vrasjet më të bujshme politike në vend.









