SPORTTOP-NEWS

Gabriel Di Fabrizio  triumfoi në etapën e 5 të turit çiklistik “Rrethit 83”. Hollanda fituese e turit.

Çiklisti italian-shqiptar Gabriel Di Fabrizio triumfoi në etapën e pestë të turit çiklistik “Rrethit 83”, që стартoi nga Vlorë dhe përfundoi në Fier. Fitues i rrethit  të 83 çiklistik futues doli Nels Reemijer  Hollandes

Itinerari i garës përshkoi disa akse kryesore, duke sjellë emocione dhe rivalitet të fortë mes sportistëve pjesëmarrës. Di Fabrizio me numurin 3 në fanelë ishte çiklisti i parë që preku vijën e finishit në Fier, duke siguruar fitoren e etapës së pestë.

Sportisti përfaqëson ekipin e Sgqipërisë dhe ka origjinë italiane-shqiptare, ndërsa performanca e tij u vlerësua si një nisje shumë e fortë e këtij aktiviteti çiklistik

“Sa herë që vesh bluzën e Kombëtares shqiptare, ndihem 100% shqiptar.” Kështu është shprehur çiklisti Gabriel Di Fabrizio, fituesi i etapës së pestë të turit çiklistik që nisi nga Vlorë dhe përfundoi në Fier.

Gabriel Di Fabrizio ka rrënjë italiane dhe shqiptare. Babai i tij është italian, ndërsa nëna është nga Durrës. Ai tregoi me krenari se gjyshja e  tij është nga Fierit, çka e bën të ndihet jo vetëm shqiptar, por edhe fierak.

Pas triumfit në etapën e pestë, sportisti u shpreh emocionuar për lidhjen e tij me Shqipërinë dhe për emocionet që përjeton sa herë përfaqëson ngjyrat kuqezi në garat ndërkombëtare.

Etapa Vlorë, Lushnje, Levan, Fier ka qënë etapa e fundit e rrethit të 83 çiklistik.

Fitues i rrethit  të 83 çiklistik futues doli Nels Reemijer  Hollandes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button