Kjo është ora luksoze sa një shtëpi që mbante në dorë Ergys Agasi kur u arrestua

Momentet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi kanë nxjerrë në pah një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik: orën luksoze që ai mbante në dorë teksa agjentët e Operacionales i vinin prangat.
Bëhet fjalë për një orë të markës me famë botërore “Richard Mille”, një nga emrat më ekskluzivë dhe më të shtrenjtë në industrinë e orëbërjes luksoze.
Në varësi të modelit, çmimi i një ore të tillë nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa modelet më të rralla arrijnë lehtësisht vlerën e 300-400 mijë eurove. Për seritë më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.
Mbajtja e një aksesori që kushton sa një shtëpi luksoze në momentin kur po prangosej nga policia është një detaj që, më shumë se çdo fjalë, tregon përmasat e pasurisë dhe luksit me të cilin rrethohej i shumëkërkuari i SPAK-ut.
Me shapka me gisht dhe brekë plazhi, Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e arrestimit të ish-shefit të saj, Ergys Agasi.








