BOTA

Një skandal spiunazhi trondit presidencën e Maqedonisë së Veriut

Një skandal spiunazhi ka përfshirë prej ditësh presidencën e Maqedonisë së Veriut, duke tronditur opinionin publik në Shkup.

Prokurorët po hetojnë një administrator të IT-së, i cili në zyrën presidenciale ka kopjuar dhe koduar të dhëna sekrete, me qëllim kalimin e tyre te shërbimet e zbulimit të një vendi të huaj, jashtë aleancës së NATO-s.

Ndërsa presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka shprehur befasinë e saj për rastin, kreu i socialdemokratëve në opozitë, Venko Filipçe, ka drejtuar gishtin nga Serbia dhe Rusia.

“Ky është një skandal që duhet zbardhur plotësisht, pasi kemi një zëvendëskryeministër si Stoilkoviç që bashkëpunon me shërbimet serbe e qarqe pro-Kremlinit dhe informacione të ndjeshme që dalin çdo ditë nga një vend anëtar i NATO-s”, tha Filipçe.

Kryeministri Hristjan Mickoski e ka minimizuar ngjarjen, duke deklaruar se pas këtij skandali qëndrojnë thjesht struktura të së kaluarës dhe mbetje të spiunazhit në shoqëri.

Ky skandali vjen në një moment tejet të ndjeshëm për politikën e Maqedonisë së Veriut, ku krahas dyshimeve për influencën ruse e serbe në qeveri, tensionet banorët shqiptarë po rriten mes përpjekjeve për të reduktuar përdorimin e gjuhës shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button