AKTUALITETTOP-NEWS

Denoncimi/ Korreshi: Qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme

Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën e rëndë në qytet. Sipas tij, bidonat plastik kanë bllokuar kanalin ujitës dhe qyteti po mbytet nga mushkonjat dhe erë kërme.

Reagimi i deputetit të PD, Saimir Korreshi:

Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe taposin kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërrme, mushkonja dhe burim infeksioni. I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ja ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button