Protestuesi: Mbase nesër, që janë të 40-at, ja hamë edhe hallvën Edi Ramës

Dita e 39-të e protestës duket se ka shënuar edhe degradim të gjuhës së një prej organizatorëve të saj. Duke mbajtur fjalën e zakonshme në nisje të protestës, Arben Kola ka uruar që kryeministri Edi Rama “të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë” ditën e nesërme, në ditën e 40-ë të protestës.
Kola ka kërkuar nga qytetarët që të bojkotojnë koncertin e këngëtarit Kanye ëest, që do të zhvillohet në Tiranë.
“Vazhdoni të prishni algoritmin dhe bojkotoni Kanye ëest bashkë me Ramoviçin, i cili është çmendur dhe shpresojmë që shumë shpejt të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë dhe Shqipëria të shpëtojë. Mbase nesër, që janë të 40-at, ja hamë edhe hallvën dhe të shpëtojmë.
Mbase nesër vendos të hidhet ose nga charteri që po vjen nga Turqia, ose nga tarraca e Kryeministrisë. E mira e të mirave ishte siç e bëjnë në shtetet perëndimore ose në Indi, ku digjet trupi dhe hirin t’ja dërgojnë diku, në një kontinent tjetër. Që mos ta kemi hirin e tij, kockat e tij në tokën tonë. Një djall si Rama nuk i duhet vendit tonë as mbi tokë e as nën tokë”, tha Arben Kola.









