AKTUALITET
Krimi në familje që tronditi Shkodrën/ E afërmja zbulon detaje

Një nga të afërmet e familjes në Shkodër ka folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin pak pas mesdite. Burri qëlloi me armë gjahu bashkëshorten e tij.
Zoj Nika tha se mes çiftit s’ka pasur konflikte të mëparshme dhe ishin njerëz të mirë pa probleme.
“Ka qenë i mirë i ndershëm, edhe gruaja. Nuk ua di askush një fjalë të keqe. Na vjen shumë keq për këtë familje, fati i zi. E kam kushëri. Të shkretët fëmijët.
Kam qenë shpesh te ta dhe nuk kanë pasur debate”, tha ajo.









