LIFE STYLE

Madonna feston 68 vjetorin në Korfuz, suprizon banorët

Madonna feston 68-vjetorin në Korfuz/ Surprizon banorët me një festë madhështore Madonna ka zgjedhur ishullin grek të Korfuzit për të festuar 68-vjetorin e saj, duke surprizuar banorët e një fshati të vogël me një festë që zgjati deri në orët e para tëmëngjesit.

Mbretëresha e Popit kishte marrë me qira një tavernë lokale dhe, së bashku me familjarët dhe partnerin e saj, Akeem Morris, 30 vjeç, kërceu në rrugët e fshatit deri rreth orës 2 të mëngjesit.Madonna raportohet se kishte rezervuar të gjithë tavernën Atzaro dhe kishte sjellë me avion edhe një kor fëmijësh italianë për të performuar gjatë mbrëmjes.

Fshati, i cili ka rreth 180 banorë, është një nga vendet ku u xhirua seriali i ITV-së “The Durrells”, me protagoniste Keeley Hawes. Seriali u bazua në autobiografinë bestseller “My Family and Other Animals”, ku autori Gerald Durrell rrëfen fëmijërinë e tij në Korfuz.Gjatë festës,

Madonna u pa duke fikur qirinjtë mbi një tortë në formë zemre, të bardhë dhe të artë, e dekoruar me një sy të madh. Torta u soll ndërsa të pranishmit kërcenin nën ritmet e muzikës nga filmi klasik “Zorba the Greek”.

Mbërritja e këngëtares në fshat thuhet se ishte një surprizë për banorët. Ajo shoqërohej nga një numër i madh pjesëtarësh të sigurimit dhe policisë.

Në festë ishin edhe fëmijët e saj, Lourdes Leon, Mercy James, binjaket Stella dhe Estere dhe djali Rocco Ritchie. Djali i saj David Banda, të cilin Madonna e adoptoi nga Malavi në vitin 2008, nuk u pa në fotografitë e publikuara online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button