AKTUALITET

Dita e 102/ Mbyllen fjalimet, protestuesit marshojnë nëpër Tiranë

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin nëpër Tiranë.

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë’, tha njëri prej protestuesve në mbyllje të fjalimeve.

Pas kësaj, u bë thirrje që protestuesit të drejtohen drejt Sheshit ‘Skënderbej’, aty ku dhe nisi protesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button