MAGAZINË

A i bleu Etgys Agasi makinë 150 mijë euro Gridës?!

Në kulmin e debatit dhe kuriozitetit publik mbi atë që përmban dosja “Agasi”, faqja e njohur në Facebook, “Lolita”, ka publikuar këtë të enjte një shënim të shkurtër, por me tone të forta, ku ngre pretendime edhe për përfshirjen e një gazetareje në këtë histori.

“Asaj gazetares që i bleu makinë 150 mijë euro Ergys Agasi, kush do t’ia ndërrojë tani gomat, vaj e filtra? Se i shkojnë shtrenjtë shërbimet Range Roverit”, shkruan “Lolita”, pa bërë publik emrin e gazetares.

Postimi ka nxitur menjëherë kureshtje në rrjet, ndërsa gazetari Elvi Fundo, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet dhe hetimin ndaj Ergys Agasit, ka ripublikuar shënimin e “Lolita”-s në faqen e tij, duke shtuar vetëm një koment të shkurtër: “Mos e prek Gridën”.

Ky reagim është interpretuar si një aludim për moderatoren dhe gazetaren Grida Duma, ndërsa deri në këtë moment pretendimi për makinën 150 mijë euro mbetet një akuzë e publikuar në rrjet dhe jo një fakt i konfirmuar zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button