POLITIKËTOP-NEWS

Rama: Drejtësinë e re nuk e solli as Amerika, as Europa, e solla unë

Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, duke ia dhënë të gjithë atributin vetes së tij dhe Partisë Socialiste. 

Kryeministri tha se mbështetja ndërkombëtare ka qenë e rëndësishme për reformën në drejtësi, por siç u shpreh ai “pa PS do kishin bere Noc Rrokun”. 
 
“Pavarësia e drejtësisë nuk ra nga qelli, nuk e solli as koha, as Amerika dhe as Evropa. Ata ndihmuan madje shumë, po pa mua dhe PS ata do kishin bërë të njëjtin Noc Rrok, që bënë me qeveritë e mëparshme deri ditën kur ne i hymë atij deti në këmbë, apo  që po bëjnë me disa qeveri të tjera në rrotull rajon”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverise kritikoi gjithashtu PD dhe kundërshtarët e tij politikë, duke thene se e shohin SPAK-un si një instrument politik kundër qeverisë.

“Pa dyshim nuk e solli pavarësinë e drejtësisë PD-ja, sorrat, korbat dhe dështak zemërakët që sot bërtasin korrupsion, korrupsion dhe shikojnë SPAK si armën fatale të rënë nga qelli të rënë kundër meje dhe që i kam mundur në cdo zgjedhje dhe që i mund në këto betejat e shpifura të arenës politike dhe mediatike sa herë u bje mendja se u zunë ngushtë dhe më bën gropën“, tha Rama. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button