BOTA
Merr flakë në Athinë lokali që u vra Pëllumb Islami.

Athinë – Një zjarr ka shkatërruar tërësisht një lokal në lagjien Nea Jonia në athinë. Sipas policisë greke ende nuk dihen shkaqet e zjarrit,por lokali u shkatërrua tërësisht. Dëme të mëdha materiale pësuan edhe tre banesa mbi godinën.
Autoritet greke thonë se në të njëjtin lokal në 22 shkurt 2023 është ekzekutuar me një plumb 37 vjeçari Pëllumb Islami,por nuk deklarojnë nëse zjarri i sotëm ka ndonjë lidhje me vrasjen e Islamit.
Hetimet për zjarrin i ka marrë në dorë policia greke pasi dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme.







