Berisha: Xhaçka po hetohet për kontrabandën e armëve, kur ishte ministre e Mbrojtjes

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Artan Gaçi është thirrur në SPAK për një hetim për pastrim parash që lidhet me trafikun e armëve gjatë kohës që bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka ishte ministre e mbrojtjes. Deklarata e Berishës u bë në seancën paralamentare.
“Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën. E morët vesh apo jo? Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin” u shpreh Berisha.
Paraditen e së enjtes, Artan Gaçi u paraqit në SPAK, por nuk pranoi të flasë para gazetarëve. Ndërkohë prokurorët e SPAK janë duke hetuar lëvizjet që janë kryer në industrinë e armëve në vendin tonë dhe për këtë kanë marrë celularët e izraelitit Ron Yeffet, kreut të KAYO Ardi Veliut dhe sekretarit të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardit Hysës, ndërsa kanë sekuestruar dokumenta të shumta në ministrinë e mbrojtjes.







