AKTUALITET

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandalon përhapjen e zjarrit te Liqeni i Viroit

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua në orën 18:05 për shpërthimin e një zjarri në afërsi të Liqenit të Viroit.

​Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan një vatër zjarri që po përfshinte një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të efektivëve, u bë i mundur izolimi i shpejtë i flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

​Pas ndërhyrjes profesionale të shërbimit zjarrfikës, zjarri u shua plotësisht pa shkaktuar dëme të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button