Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTF1/ Leclerc më i miri, Ferrari befason dy makinat Red Bull

F1/ Leclerc më i miri, Ferrari befason dy makinat Red Bull

Pole position i Ferrarit në Pol Ricard: firma është ajo e Charles Leclerc i cili parapriu me 304 të mijëtat ndaj Max Verstappen për një vijë të parë eksplozive në GP të Francës.

Nga vija e dytë do të startojnë Sergio Perez dhe Lewis Hamilton, nga i treti Lando Norris dhe George Russell. Vija e katërt është e gjitha për Fernando Alonson dhe Yuki Tsunodan ndërsa Carlos Sainz (i cili zëvendësoi poëer unit) do të niset nga vendi i fundit së bashku me Kevin Magnussen.

Me një kontribut të vlefshëm nga shoku i tij i skuadrës (i cili i dha atij hapësirën në të dy sulmet e tij në fazën vendimtare të kualifikueseve), Leclerc rrëmbeu një pole position të jashtëzakonshëm në kualifikueset zyrtare të GP së Francës, e shtata e sezonit për pilotin nga Monaco që në Paul Ricard shkon të sulmojë vonesën prej tridhjetë e tetë pikësh nga lideri i Botërorit Verstappen.

Më i shpejtë se të gjithë në seancën e fundit të provave të lira, holandezi qëndroi larg nga pole position i Leclerc 304 të mijëtat, por paralajmëroi një betejë në garën që shënon fillimin e pjesës së dytë të rrugëtimit të kampionatit botëror.

Një sfidë në të cilën nuk do të mund të marrë pjesë Sainz, i cili – ashtu si Magnussen – ka montuar njësinë e katërt të fuqisë të sezonit dhe për këtë arsye do të duhet të niset në fund të grupit, bashkë me danezin e Team Haas. E nëse shanset e spanjollit për një rikthim duken të mira, është e qartë se parashikimi për fitore është i kufizuar tek kampioni në fuqi dhe rivali i tij më i afërt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME