AKTUALITETEKONOMITOP-NEWS

23 vite eksperiencë, teknologji italiane dhe shërbim për fermerët – njihuni me fabrikën ‘Shpata 2003’ në Patos!

Patos – Cilësi, traditë dhe teknologji moderne! Fabrika e Vajit të Ullirit “Shpata 2003”, në Dukas të Patosit, u ofron fermerëve përpunim bashkëkohor të ullirit, duke synuar ruajtjen e aromës dhe vlerave natyrore të vajit.

Me një eksperiencë 23-vjeçare në përpunimin e ullirit dhe investime të vazhdueshme në teknologjinë italiane, fabrika “Shpata 2003” është kthyer në një pikë referimi për fermerët e zonës që kërkojnë cilësi dhe profesionalizëm.

Një nga veçoritë e procesit të prodhimit është përpunimi me ujë të ftohtë, në temperaturën 25–27 gradë, një teknologji që synon të ruajë sa më mirë vlerat ushqyese, aromën dhe karakteristikat natyrore të vajit të ullirit.

Por shërbimi ndaj fermerëve nuk përfundon vetëm te përpunimi. Duke e ditur se transporti i prodhimit mund të jetë një vështirësi për shumë kultivues, pronari i fabrikës, Taulan Shpata, ofron edhe një shërbim të veçantë: grumbullimin e ullinjve me automjetin e fabrikës për fermerët që ndodhen brenda një rrezeje prej 10 kilometrash.

Ullinjtë mund të merren direkt nga fermerët, të mbledhur nga pema dhe të sistemuar në thasë apo arka, duke ua lehtësuar ndjeshëm procesin e transportit.

Ky sezon karakterizohet nga një prodhim i bollshëm dhe cilësi e mirë e ullirit, duke shtuar pritshmëritë për një vaj ulliri me aromë dhe karakteristika të veçanta.

Nëse kërkoni eksperiencë, teknologji moderne dhe përkushtim në përpunimin e ullirit, “Shpata 2003” ju mirëpret në Dukas të Patosit, pranë kryqit të Dukas.

Për informacione dhe shërbime, kontaktoni në numrat:
• 069 41 46899
• 069 94 38 129
• 069 64 39 125
“Shpata 2003” – Cilësi që nis nga ulliri dhe përfundon në çdo pikë të vajit! ALB365/Xhemil Beharaj

(Shkrim i sponsorizuar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button