AKTUALITETTOP-NEWS

Emrat/ Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore në Darrëzezë

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)
Anila Haxhiu, Dilaver Shyti, Arben Voja

Prokuroria e Fierit ka lëshuar disa urdhërarreste për falsifikimin e dokumenteve, mashtrim me pasoja të rënda, si dhe shpërdorim detyre, për 5 persona.

Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori Leonard Suçi dhe janë miratuar me vendim të kryetarit të Gjykatës së Fierit, Noel Veizi.

Personat në fjalë janë përfshirë në mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me një sipërfaqe toke që do të përdorej për fotovoltaikë.

Në mesin e personave të arrestuar është shtetasi Dilaver Shyti, ish-kreu i njësisë administrative Dërmenas, si dhe dy punonjëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj.

Masa e sigurisë “Arrest në burg” është lëshuar dhe për noteren Anila Haxhiu.

Po ashtu, masa e arrestit në burg është lëshuar dhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i Spitalit të Fierit, ndërsa më herët ka qenë në krye të zyrës së Kadastrës në Fier.

Voja, në kohën kur ka qenë në krye të Kadastrës, ka bërë tjetërsimin e pronës nga tokë shtetërore në private dhe më pas ajo u është shitur investitorëve të fotovoltaikëve për qëllime fitimi.

Emrat, masat dhe akuzat e personave të përfshirë në dosje:

  1. Dilaver Shyti

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Mashtrimi me pasoja të rënda; falsifikimi i dokumenteve në bashkëpunim; pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

  1. Arben Voja

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit; shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim.

  1. Fjorelo Bida

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Falsifikimi i dokumenteve; shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim.

  1. Anila Haxhiu

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, në bashkëpunim.

  1. Arbina Jaupaj

Masa e sigurisë: Ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Akuzat: Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim.

Masa shtesë: Sekuestrimi dhe bllokimi i pasaportës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button