NJOFTIMETOP-NEWS

APEL PËR NDIHMË

SHPETIMI KA NEVOJË PËR NE! TRE FËMIJË PRESIN BABANË E TYRE!

Sot familja Sinanaj nga Suku i Roskovecit po përjeton ditët më të vështira të jetës. Sot, një baba ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve!

Shpetim Sinanaj, 58 vjeç, baba i tre fëmijëve, prej disa javësh ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Veronës, në Itali, ku po lufton me një sëmundje të rëndë në mëlci, “tumorin e kanaleve biliare”.

Për Shpetimin dhe familjen e tij, çdo ditë është një betejë mes shpresës dhe frikës.

Por ekziston një mundësi për të luftuar për jetën e tij: OPERACIONI.

Për të realizuar këtë ndërhyrje dhe për t’i dhënë mundësinë të vazhdojë jetën, nevojiten 100.000 euro.

Familja nuk mund ta përballojë e vetme këtë shumë. Prandaj sot i drejtohet zemrës së çdo shqiptari.

KJO ËSHTË NJË THIRRJE URGJENTE!

100.000 euro duhet të mblidhen brenda kësaj jave, në mënyrë që të mos humbet koha e nevojshme për ndërhyrjen.

Imagjinoni për një moment tre fëmijë që presin babanë e tyre të kthehet në shtëpi. Imagjinoni dhimbjen e një familjeje që lutet për një mundësi tjetër, për një përqafim tjetër, për një mëngjes tjetër së bashku.

Sot nuk kërkohet që dikush të japë një shumë të madhe. Kërkohet që mijëra njerëz të japin nga pak.

5 euro, 10 euro, 20 euro… çdo kontribut ka rëndësi.

Screenshot 20261116 132109 WhatsAppBusiness

MOS E LËMË SHPETIMIN TË LUFTOJË I VETËM!

Le të bashkohemi për Shpetimin, për tre fëmijët e tij, për familjen e tij dhe për të drejtën e tij për të jetuar.

Dhuroni në linkun e mëposhtëm dhe shpërndajeni këtë apel sa më shumë.

https://gofund.me/6dd427607

https://gofund.me/6dd427607

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button