EMRI/ Vd*s në aksident Ermal Lula, shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës

Vlorë – Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të krimeve të rënda në policinë e Vlorës.
Mësohet se, Ermal Lula ka humbur jetën nga përplasja në rrugën Fier-Vlorë. Ermali ishte banor i qytetit të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, Lula ka humbur jetën, ndërsa një Thanas Poçi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.
Ermali ishte baba i dy vajzave dhe një djali i cili sot shkoi në ditën e parë në kopësht.
Ngushëllime familjes.










