Friday, April 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTiranë-Athinë/ Dy atentate, tre viktima dhe 700 kg kanabis i zhdukur

Tiranë-Athinë/ Dy atentate, tre viktima dhe 700 kg kanabis i zhdukur

Atentati me dy shqiptarë të vrarë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Athinën.

Gjithçka duket se ka të bëjë me një larje hesapesh mes bandave kriminale shqiptare me aktivitet në Shqipëri dhe Greqi.

Gjatë mbrëmjes së sotme, mediat greke shkruajnë se vrasja e dyfishtë në Athinë, ka lidhje me atentatin në Tiranë, ndaj Edmond Papës, biznesmenin nga Saranda, i dënuar më parë për trafik droge në Greqi.

Bëhet fjalë për një konflikt mes dy grupeve kriminale, për një sasi prej 700 kilogramësh kanabis sativa, që ka humbur.

41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.

Të premten e kaluar (16 dhjetor 2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge.

Sipas mediave, ka mundësi që viktimat të jenë anëtarë të së njëjti rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre.

Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një ‘luftë’ mes karteleve të drogës, pasi ka humbur një ngarkesë  prej 700 kilogramësh kanabis, ngarkesë për të cilën dyshohet se ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë, Edmond Papa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME