Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVarfëria ulet 'këmbëkryq' në familjen Rërza/ Elioni: Kërkoj punë, nuk gjej

Varfëria ulet ‘këmbëkryq’ në familjen Rërza/ Elioni: Kërkoj punë, nuk gjej

Varfëria ka zënë vend në familjen e Elionit dhe Mariolës në Fier, prindër të dy fëmijëve të mitur. Sëmundja e njërës prej vajzave, dhe pamundësia për të siguruar punë, ka rrënuar ekonomikisht këtë familje, ndërsa banesa e tyre është e amortizuar dhe nuk plotëson asnjë standard për jetesë.

Këto janë kushtet e banesës në të cilën jeton familja prej katër anëtarësh e Elion Rërzës në lagjen Drizë në Fier.

Banesa nuk plotëson asnjë kusht higjeno sanitar, për të rritur dy fëmijët e mitur Elion me bashkëshorten Mariola, ndërsa ata tregojnë se nuk kanë mundësi ekonomike as për t`i ushqyer fëmijët.

Varfërisë i shtohet dhe sëmundja e njërës prej vajzave të mitura, e cila ka rënduar jo pak ekonomikisht këtë familje.

Bashkëshortja e Elionit, Mariola, tregon se nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit, përfshirë faturat e energjisë, ujësjellësit etj. Ndërsa fëmijët e tyre të mitur, këtë vit të ri, nuk do të festojnë si gjithë të tjerët.

Apeli i çiftit Rërza në Drizë të Fier shkon për drejtues institucionesh, biznesmenë, organizata bamirëse që të bëjnë të mundur riparimin e banesës, dhe sigurimin e punës për kryefamiljarin, në mënyrë që të sigurojë të ardhura për të mbajtur familjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME