Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG njofton largimin e Angel Di Marias

PSG njofton largimin e Angel Di Marias

Paris Saint-Germaini ka njoftuar zyrtarisht se Angel Di Maria do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Argjentinasi nënshkroi me klubin francez në verën e vitit 2015, teksa në total ka regjistruar 294 paraqitje në të gjitha garat, shkruan Gazeta Express.

Di Maria shënoi 92 gola dhe 118 asistime me fanellën e parisienëve.

Ai fitoi 18 tituj me PSG-në, teksa arriti të bëhet edhe asistuesi më i mirë në histori të këtij klubi.

Paris Saint-Germaini nesër do të zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë sezon në Ligue 1, ndaj Metzit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Parc des Princes”, ku Angel Di Maria do të mund t’i thotë lamtumirë edhe tifozëve.

34-vjeçari do të mund të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër si lojtar i lirë.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1527742089517273095&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpsg-njofton-zyrtarisht-per-largimin-e-angel-di-marias%2F&sessionId=d7bcd6a5291b6c100f05ec04f9deab21d24c21b5&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=550px

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME