Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËA ËSHTË KY FILLIMI I FUNDIT TË JOE BIDEN?

A ËSHTË KY FILLIMI I FUNDIT TË JOE BIDEN?

Nga Freddy Gray, SPECTATOR

A e ka lënë pas tashmë Joe Biden të qenit i dobishëm? Kjo është pyetja që bëjnë shumë amerikanë me prirje nga teoritë konspirative teksa po bëhet shumë zhurmë për dokumentet e klasifikuara të gjetura në një nga zyrat e Presidentit në shtëpinë e tij në Delaware. 

Teoritë janë pak a shumë kështu: zgjedhjet afatmesme mbaruan, fuqia e Trumpit po zbehet, dhe çdokush në Washington e di që Joe Biden është tepër plak e i lodhur për të luftuar për zgjedhjet presidenciale 2024 e më tej. Kështu që “deep state” – pushteti i fshehtë që e drejton në realitet Amerikën – e ndien se tashmë mund ta mënjanojë plakun e të sjellë një tjetër lider demokrat. Në sfond dëgjohen notat e një muzike djallëzore.

Në një farë niveli, ky lloj të menduari është një tjetër shembull i stilit paranojak në politikën amerikane. E megjithatë, teoritë konspirative shpesh marrin shtysë nga elementë të së vërtetës.

Ka forca në establishmentin Demokrat që do të donin që tani Joe Biden të dalë në pension. Dhe rrethanat e kësaj historie me “dokumente sekrete” bien erë, për ta thënë butë. Thjesht sepse je paranojak, siç nuk e tha tamam Joseph Heller, nuk do të thotë se nuk po të gënjejnë.

Le ta nisim nga momenti i daljes së historisë. Dhjetë dokumentet e para u gjetën, besohet, më 2 nëntor, pak para zgjedhjeve afatmesme. Atë ditë, avokatët personalë të Joe Biden rastësisht po vinin rrotull zyrës së tij private në Qendrën Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global në Pensilvani kur u doli përpara një dosje me vulën “personale” që përmbante disa dokumente shtetërore të rëndësishme, të cilat nuk duhej të ishin aty. Siç do të thoshte me shpejtësi çdo demokrat besnik në Amerikë, ata bënë gjënë e duhur kur njoftuan Arshivën Kombëtare dhe i dorëzuan menjëherë dokumentet. Shumë, shumë më të gatshëm se ai Donald Trumpi i poshtër që në kundërshtim me ligjin mbante një numër shumë më të madh dokumentesh në Mar-a-Lago dhe refuzonte t’i kthente, etj., etj.

Por ai ishte zbulimi fillestar i dokumenteve aq i rastësishëm sa po e shet ekipi i Bidenit? Çfarë donin avokatët personalë të Bidenit që gërmonin në atë zyrë në atë moment? Mund të ketë të bëjë sadopak me faktin që Republikanët ishin pranë fitores në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila do t’u jepte kundërshtarëve të presidentit fuqinë parlamentare për të hetuar pjesë të së kaluarës së tij, të cilat ai do të preferonte të mbeteshin të paeksploruara?

Donald Trump e quan familjen Biden si ‘familja kriminale Biden’ – dhe kjo sigurisht që është një hiperbolë nga ana e tij. Por kushdo që ka lexuar sadopak për afaret e Jim Biden, vëllai i Joe, dhe të djalit problematik të presidentit, Hunter Biden, e di që insinuata nuk është krejtësisht e pasaktë. Ka shumë marrëveshje të errëta në të kaluarën e Bidenit. Periudha më e dyshimtë duket se ka qenë gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama, kur Joe ishte ende zëvendëspresident dhe familja bëri pará falë influencës së tij kudo që të ishte e mundur.

Gjë që na kthen tek dokumentet sekrete të gjetura, të cilat besohet se janë që nga koha e Biden si zëvendëspresident. Dhe disa pyetje të tjera të rëndësishme: cili është me saktësi qëllimi i Qendrës Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global në Universitetin e Pensilvanisë, e cila u krijua më 2017, pasi Joe Biden u largua nga detyra e zëvendëspresidentit. Është thjesht, siç thotë faqja në internet, për “të angazhuar studentët dhe partnerët e Universitetit të Pensilvanisë me fakultetin dhe qendrat globale të tij për të mbledhur liderët botërorë, të zhvillojë e avancojë politikë inteligjente”?

Në dy vitet pas hapjes së Qendrës, donacionet e huaja për Universitetin e Pensilvanisë u trefishuan, duke arritur në 61 milion dollarë, shumë të ardhur nga Kina. Sa i përfshirë ishte në Qendrën që mbante emrin e tij ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili në atë kohë po fitonte shuma të konsiderueshme parash vetë? Duket qartë që dokumente të klasifikuar qeveritare nga koha e tij në pushtet gjetën rrugën drejt zyrës së Qendrës Biden në Washington.

Një tjetër pyetje e rëndësishme: pse po del tani kjo histori – dy muaj pas dorëzimit të grumbullit të parë të dokumenteve dhe thuajse një muaj pasi avokatët e Bidenit njoftuan se një tjetër grumbull dokumentesh me vulën ‘sekret’ ishte zbuluar në shtëpinë e Bidenit në Delaware? 

Lajmi doli menjëherë pasi Joe Biden mund të ketë marrë ose jo një vendim për të ardhmen gjatë pushimeve të krishtlindjeve në Karaibe. Pas dy viteve të vështirë, Biden u duket se po e shijonte atë që nga stafi i tij e quajti një “shkundje” në lëvizjen politike me fillimin e 2023. Në Washington thuhet se, i shtyrë nga zhvillimet e fundit dhe shpresat e përmirësimit të ekonomisë amerikane, ai do të bënte të ditur synimin për të kandiduar sërish.

Papritmas, tani po i përgjigjet ngathtësisht një skandali të mundshëm – që do të ishte veçanërisht i sikletshëm për Biden, duke ditur moralin që partia e tij i bëri Donald Trumpit për shenjtërinë e sekretit shtetëror.

Paralelet midis dosjeve të sekrete të Trumpit dhe dosjeve sekrete të Bidenit mund të shkojnë nga të dyja anët. Nga njëra anë, mbrojtësit e Bidenit do të thonë se pakujdesia e tij nuk është asgjë, në shkallë e synim, krahasuar me shpërfilljen e hapur të rregullave për materialet sekrete nga ana e Trumpit, dhe mund të mos e kenë gabim.

Nga ana tjetër, krahasimi mund t’i ofrojë Bidenit një rrugë të qartë për t’u larguar vetë, me krenarinë të paprekur. “Ndryshe nga paraardhësi im, unë e marr shumë seriozisht sigurinë kombëtare”, mund të thotë Biden, ose pak a shumë e njëjta gjë. “Nëse del që nuk e kam kryer detyrën në çfarëdo aspekti…”. E keni të qartë vetë.

Pastaj, media mund të bëjë kronika për një burrë të respektuar që ra mbi shpatën e tij; katastrofa politike Kamala Harris do të mbushte boshllëkun dhe gara për 2024 do të hapej edhe njëherë plotësisht. Sigurisht që ky është spekulim i madh. Por, sërish, jetojmë në një kohë kur Joe Biden është president dhe gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në zemrën e pushtetit të Amerikës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME