Mitet për parfumin që përdorte Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra janë të shumta. Për të hedhur dritë mbi të shkuarën, së fundmi shkëncëtarët po përpiqen të zbulojnë “aromën e oazit të lashtë”, duke studiuar lidhjen e ngushtë mes perceptimit të aromave dhe emocioneve.
Ekziston një lidhje e ngushtë mes perceptimit të aromave të ndryshme dhe emocioneve. Këto erëra qëndrojnë nën vetëdijen tonë, duke ngjallur emocione dhe kujtime të cilat shpjegojnë mënyrën se si ne e perceptojmë botën.
Për këtë arsye vitet e fundit shkencëtarët duan të rindërtojnë aromat e lashta dhe t’i përdorin ato për të mësuar më shumë për mënyrën se si njerëzit jetonim dikur.
Barbara Huber, studiuese e arkeologjisë në Gjermani, shpjegon:
“Është një sens shumë jetik. Aroma ishte shumë e rëndësishme në të kaluarën sepse atëherë jo gjithçka ishte kaq e dezinfektuar. Sfida e gjetjes së aromave të së kaluarës është shumë intriguese.”
Shkencëtarët po studiojnë mbetjet e padukshme biomolekulare të mbetura në djegëset e temjanit, shishet e parfumit, tenxheret e gatimit dhe kavanozët e ruajtjes së ushqimit duke përdorur teknika si kromatografia, një proces për ndarjen e komponentëve në një përzierje.
Në punën e saj, Huber ka studiuar djegëset e temjanit të gjetura në vendin arkeologjik të Tayma, vendbanimi më i vjetër i Arabisë Saudite që daton 5000 vjet më parë, në mënyrë që të përpiqet të rindërtojë “peizazhin e aromave” të oazit të lashtë.
“Rrëshirat dukeshin vërtet të ngjashme… por kur digjen, ato kanë një erë krejtësisht të ndryshme. Kështu për shembull, temjani ishte me të vërtetë një erë balsamike dhe ndoshta ai përdorej për të pastruar shtëpitë” shpjegoi Huber.
Sean Coughlin, një studiues i mendimit antik dhe mesjetar në Akademinë Çeke të Shkencave, po përpiqet të rikrijojë parfumet që mund të ketë mbajtur vetë Kleopatra, bazuar në recetat e regjistruara në tekstet e lashta egjiptiane dhe nga mbishkrimet në muret e tempullit.
“Ajo që ne vërtet po përpiqemi të bëjmë është të përdorim kiminë organike për të zbuluar diçka rreth procesit, sepse ne mendojmë se procesi do të përcaktonte gamën e aromave të mundshme,”
Ekziston një mit që Mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra, aromatizonte velat e anijeve të saj, në mënyrë i dashuri i saj Marco Antonio, të mund të nuhaste ardhjen e saj nga bregu.