Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSylvinho debuton me skemë sulmuese, titullarët e Poloni-Shqipëri për Euro 2024

Sylvinho debuton me skemë sulmuese, titullarët e Poloni-Shqipëri për Euro 2024

Sonte në mbrëmje, kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E të Europianit 2024. Në stadiumin ‘PGE Arena’ në Varshavë, trajnerët Fernando Santos dhe Sylvinho kanë zbardhur rreshtimet titullare.

Braziliani i kuqezinjve luan me skemë sulmuese 4-3-3, teksa kjo do jetë ndeshja e tij e parë në drejtimin e ekipit. Me skemën 4-3-3, trajneri Sylvinho luan në portë me Strakoshën, në mbrojtje me Hysaj (kapiten), Mihaj, Kumbulla dhe Balliu.

Mesi i fushës për Asllanin, Gjasulën dhe Ramadanin, teksa sulmi i takon Uzunit, Jasir Asanit që debuton edhe Cikalleshit. Në përballjet mes tyre, Polonia na ka mundur katër herë, teksa tanët kanë marrë vetëm një barazim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME