Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETResmi Shanaj, kandidati i PD për kryebashkiak në Mallakastër

Resmi Shanaj, kandidati i PD për kryebashkiak në Mallakastër

Ky është Resmi Shanaj, kandidati i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Berisha për kryetar të Bashkisë Mallakastër

Resmi Shanaj ka lindur më 15.03.1982, në fshatin Ngraçan të Mallakastrës dhe aktualisht banon në qytetin e Ballshit. Është diplomuar si mësues në degën “Bio-Kimi” në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, në vitin 2004. Në periudha të ndryshme ka punuar si mësues dhe drejtues shkolle në arsimin parauniversitar.

Shanaj ka punuar edhe pranë Bashkisë Mallakastër si specialist për Mbrojtjen Civile. Për një kohë të gjatë, gati 20-vjeçare, ai është i angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike me funksione të ndryshme. Aktualisht është kryetar i degës së Partisë Demokratike në Mallakastër.

I përditësuar me problemet dhe realitetin në Mallakastër, i indinjuar për situatën e pashpresë, ka vendosur të paraqesë kandidaturën e tij si një alternativë për Mallakastrën dhe qytetarët e saj. Resmi Shanaj është i martuar dhe baba i një djali dhe një vajze.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME