AKTUALITET

Adriatik Lapaj, të parin e listës kam babën në Berat

Adriatik Lapaj, kryetari i partisë Shqipëria Bëhet, po prezantohet si një alternativë e re në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke sfiduar liderët e politikës së vjetër si Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ai madje ka akuzuar Kryeministrin Rama se i ka kopjuar programin për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve.

Por një prej vendimeve të tij ka ngjallur debate: Lapaj ka vendosur në krye të listës për deputetë në Qarkun e Beratit babanë e tij, Ferman Lapaj. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ai ka pasur vështirësi në gjetjen e kandidatëve për këtë qark apo nëse synon të qeverisë vendin bashkë me familjen.

Nëse deri më tani Lapaj ka kritikuar politikën e vjetër për nepotizëm dhe mungesë meritokracie, ky veprim i tij lë vend për dyshime mbi vërtetësinë e mesazhit që ai përcjell.

Zgjedhjet e 11 majit do të tregojnë nëse qytetarët do ta mbështesin këtë model politik apo do ta shohin atë si një ripërsëritje të praktikave të vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button