Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAgron Shehaj - guvernatorit Sejko: A keni sedër të jepni dorëheqjen?

Agron Shehaj – guvernatorit Sejko: A keni sedër të jepni dorëheqjen?

Deputeti Agron Shehaj ka përmendur sërish rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Shehaj kishte radhën të drejtonte pyetjet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: “Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?”

Pyetja e tij erdhi pas fjalës së guvernatorit të BSH, i cili shprehu ngushëllimet për të ndjerin, Pal Trashaj. Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME