Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAhmetaj: Balluku kryeredaktore e TCH, Veliajn e kanë spostuar

Ahmetaj: Balluku kryeredaktore e TCH, Veliajn e kanë spostuar

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se ministrja Belinda Balluku është bërë tashmë kryeredaktore e TopChannel, duke postuar nga kjo ‘detyrë’, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

‘E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë’, theksoi Ahmetaj në intervistën e dytë për Çim Peka Live në SYRI TV.

Biseda në studio:

Peka: Më josh pak kjo çështja e medieve. Ju po thoni se Belinda Balluku është tashmë kryeredaktore e TCH? Nuk është më Veliaj?

Ahmetaj: E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë. Unë kam pasur konflikte me Erion Braçen, konflikte fiskale, ai mendonte për një gjë, unë mendoja ndryshe. Debate, njëherë fitonte ai, njëherë fitoja unë. Si nuk flasin për një gjë. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator. Po mirë, ti bëj unë një pyetje Erion Braçes. Të lutëm se nuk ka nevojë të më përgjigjesh se nuk dua të hyj në debat me ty. Dmth njohja e një njeriu është përgjegjësi. Sa ka njohur Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Edi Rama, që kanë dalë ashtu siç nuk ishin, që ka dashur ti çojë në të s’ëmës si puna ime. Dmth i bie që njohja ime me Mirel Mërtirin, nuk ka rëndësi pastaj se kush i bëri procedurat, kush ka vjedhur, ka incenerator apo jo, ku janë paratë, ca 5D-je ka, çfarë IPARD ka, nuk ka rëndësi çfarë AKSHI ka, çfarë tuneli ka. Apo të ja rrasim këtij, se njihte njërin. Kjo është PS. Jo nuk është kjo. PS është Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, është Ben Pëllumbi që nuk pati kurajo. Është Majko me gjithë të mirat e gjysëm të këqijat. Ka njerëz me dinjitet që nuk flasin. Pse nuk flasin.

Peka: Se janë me dinjitet…

Ahmetaj: Po pse nuk flasin.

Peka: Ku ka njeri me dinjitet aty.

Ahmetaj: Të lutem.

Peka: Ju po hetoheni se keni pasur shok njërin, ndërkohë që ky që është me dinjitet e ka vëllain të dënuar dhe e fsheh.

Ahmetaj: Mos e ngatërro. Emra si këta, nuk më kanë dashur mua, por e di se do të vijë dita që do të flasin. Një ditë, njëri nga këta emra do të marrë të lexojë dosjen. Erion Braçe thotë e urrej këtë njeri, se ku ka qenë në mendjen e tij, kundër subvencioneve të bujqësisë, për shkak të pozicionit. Por të ja lexoj njëherë dosjen maskarait. Do ta lexojë dhe do të llahtariset. Fatmir Xhafaj mbase e ka lexuar dhe është llahtarisur. E del aty e thotë një sekondë, në parlament. E jep një mesazh që SPAK ti flasë mendjes. Pse SPAK nuk merret me këto. Edhe punën në konsulencën e Eriolës, jashtë Shqipërisë, që ska lidhje me inceneratorët, investimet publike, nuk ka lidhje me mua, e quan fiktive, është pastrim parash. Po pse more djalë të do qejfi ty që çdo ditë të jetës time ta cilësosh fiktive dhe pastrim parash. Shitja e pronave të familjes time dhe të Albinës ta cilësosh pastrim parash. E di çfarë bën. Investigon 2004, çpunë ka ky me 2004. E çfarë bën. Kur unë ribëj pas divorcit deklarimin, deklarim i rremë se nuk ka qenë aty. E kam deklaruar që në 2004, në 2009 e kam deklaruar aty, është ndarje pasurie me ish-gruan. Ooo, si ka mundësi që ti, apo nuk i lexon, apo të ka zënë sytë dashuria për bosin. E para njëherë po ta jap si këshillë personale, kujdes me dashurinë për bosin.

Peka: E keni nga eksperienca personale …

Ahmetaj: Se pritat janë të pritshme, e dyta, mos e shkel ligjin për dashurinë për bosin. Zbatoje ligjin me rigorozitet për ti treguar dashurinë për bosin. Mos e bëj këtë. Mos e merr personale me askënd, as me atë doktorin që kur vjen në gjykatë, i thua, erdhi ky plehra. Se ka një doktor ai që ky ka dashur ta mbajë brenda, se ky do ti mbajë të gjithë brenda. Dhe kur vjen ky në gjykatë, që kanë seancat, erdhi ky plehra, thotë Altin Dumani. E kanë dëgjuar njerëz aty. Ka surpriza, të reja, kemi arrestuar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. Inceneratorët ta përsërita, e lexon dosjen ti, apo ta bën Millonaj me gjysëm llafet e saj, dhe Besmiri i Ulsiut. Të të sjell një fakt tjetër. Rasti Beleri. Beleri në kujtesën time të rinisë, është një burrë që ka cenuar integritetin e Shqipërisë. Dakord. Kështu është, dikur. Besoj i di thashethemet.

Peka: Nuk janë thashetheme, e di gjithë ngjarjen. Por në atë kohë PS, bënte protestë për ta mbrojtur në 1994. Po e kujtoj për publikun, ndjesë pastë i ndjeri Luan Hajdaraga, kurrë nuk e harroj që drejtonte një protestë në mbrojte të Belerit në atë kohë. Se mua më intereson shumë ky muhabeti i PS.

Ahmetaj: Në çfarë vend të botës ndodh ajo që ndodhi me Belerin. Që sot e kërcënon kryeministri, nesër arrestohet. E dyta, në cilën drejtësi të botës ndodh ajo që ka ndodhur me vendimin e një gjyqtareje që ka vënë në dyshim legjitimitetin e provave. E kam vendimin në kuti. Dhe SPAK e ka fshehur, ku ka ndodhur kjo. Kjo është drejtësia. Por çfarë ndodh në Shqipëri. Në ca vendi ndodh, do ta lejonin këtë në Amerikë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Francë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Gjermani, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Itali, çfarë do ti bënin prokurorit. Po pse në Shqipëri nuk i ndodhka asgjë, heroi të fëmijëve tanë. Cila është arsyeja?

Peka: Cila është arsyeja?

Ahmetaj: Arsyeja është se është kapur drejtësia. Nuk flet media, media komandohet, bjerini Ben Ahmetajt. Ma kanë pranuar vetë. TCH një televizion i dashur, i një burri mik i shtrenjtë i imi, ndjesë pastë, arrin e më godet mua me urdhër të kryeministrit për arsye, që do i themi tek e treta me data, me emra dhe persona. Shet dinjitetin TCH për çfarë.

Peka: Do të jetë i largët takimi i tretë…

Ahmetaj: Jo nuk do të jetë i largët. Do të ecim më shpejt se mund të ikim në të s’ëmës, meqë unë isha derr dhe duhet bërë një task forcë për gjueti të derrave. Derri pa atdhe, ky është, kanë sulmuar flamurin po sulmuan këtë. Tipik autokratik jo modern. Se ka autokrat modern që nuk e merr vesh. Autokrat komplet i vjetruar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME