AKTUALITETKRYESORE

Ahmetaj: Në projektin e “Eko-Parkut”, e përfshirë familja e Ramës

Një tjetër aferë korruptive e kryeministrit Edi Rama është denoncuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tretë në Çim Peka Live në SYRI TV. Bëhet fjalë për aferën e Eko-Parkut, që sipas Ahmetaj, familja e kryeministrit Edi Rama është e përfshirë drejtëpërdrejtë në korrupsion dhe konflikt interesi.

Sipas Ahmetaj, në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter dhe këto i ka edhe SPAK. “Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshtojë. Ta detyrojë Altin Dumanin, unë dhe biznesmenin të nxjerrë telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë”, – u shpreh Ahmetaj.

Intervista:

Ahmetaj: Do ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja? Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut. Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit. Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.

Peka: E ka çuar Grupi Parlamentar i opozitës.

Ahmetaj: Nuk diskutohet që nuk hetohet. Nuk diskutohet që nuk do hetohet. Në telefonin e një biznesmeni, kur të më vijë kujtesa do ta them, janë mbi 12 fluturime ‘çarterash’ të kryeministrit që e ka SPAK-u. Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë.

Për projektin e tunelit. Kam qenë present. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari, t’i mungojë, qimja i prapanicës. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent.

Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë më 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë.

Dhe përveç fakteve, se ky është fakt, po e heton SPAK-u, dhe ajo thotë sa të jetë Altin Dumani atje mua nuk më hyn gjemb në këmbë. Po patjetër se vettingun e kanë bërë njerëzit e kryeministrit, njëra është motra…” – tha Ahmetaj. /Syri,net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button