Tuesday, July 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident i rëndë në Fier- Patos, raportohet për disa të plagosur

Aksident i rëndë në Fier- Patos, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier – Patos, në afërsi të fshatit Grizë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave, si pasojë e goditjes së fortë, është përmbysur në rrugë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe normalizimin e trafikut, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME