AKTUALITETTOP-NEWS
Aksident në aksin Fier–Patos, disa të plagosur në “Kthesën e Mbyetit”

Fiee – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Kthesa e Mbyetit”.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa raportohet për persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e të lënduarve drejt spitalit.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e plotë të rrethanave.
Si pasojë e aksidentit kane mbetur te demtuar te dy drejtuesit dhe 3 pasagjerë. Po punohet për sqarimin e rrethanave.









