Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.
Motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63-vjeçar grek. Si pasojë e aksidentit i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia po heton shkaqet e aksidentit.