Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Fier-Lushnjë. Viktima i cili është identifikuar si Qemal Shala, ishte duke udhëtuar me motor. Ai është përplasur për vdekje me një mjet bujqësor. Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:40.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.