AKTUALITET

Aksidenti/ Makina përplas motorrin, tre të plagosur ( video)

Fier – Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Patos. Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona: drejtuesi i motorit, shoferi i makinës dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar qarkullimin.

Ky segment rrugor gjatë sezonit veror karakterizohet nga trafik i rënduar dhe shpeshherë është bërë problematik për shkak të aksidenteve të shumta.

Policia

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button