Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Përplasen 2 makina, 5 të plagosur

Aksidenti/ Përplasen 2 makina, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhe-Shëngjin. Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Si rrjedhojë janë plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

5 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë. Përplasja ka ndodhur pranë lagjes Xhenjo dhe dy makinat janë goditur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Për këtë arsye dy shoferëve u është bërë edhe testi i alkoolit.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina: një “Benz” dhe një “Skodra”. 2 nga të plagosurit kanë qenë në makinën tip “Benz” ndërsa 3 të tjerë në makinën “Skoda”. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME