Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSinoptikanët/ Mesdheu po digjet

Sinoptikanët/ Mesdheu po digjet

Një valë e pazakontë të nxehti po pushton ngadalë pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër. Temperaturat kanë kapërcyer rekordet historike për këtë periudhë të vitit, duke arritur mbi 40°C në disa vende.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë të përhapet gjatë fundjavës, me temperatura më të larta se 30 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore dhe Qendrore, por në jug gjendja pritet të jetë edhe më keq.

Meteorologët thonë se temperatura te tilla regjistrohen normalisht në korrik dhe gusht. Shkencëtarët francezë të klimës shprehen se kjo është vala më e hershme e të nxehtit që Franca ka parë që nga viti 1947, dhe e konsiderojnë ate pasojë të drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike.

“Valët e të nxehtit po fillojnë më herët”, thotë Clare Nullis, zëdhënëse e Organizatës Botërore Meteorologjike në Gjenevë.

“Ato po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda për shkak të përqendrimit të gazeve serrë në atmosferë, të cilat janë në nivel rekord. Ajo çfare po dëshmojmë sot është, për fat të keq, një parashikim i së ardhmes”, mendon ekspertja.

Por kjo vapë përvëluese mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Qeveria franceze është veçanërisht e shqetësuar për të moshuarit, duke vënë autoritetet në alarm për “vigjilencë të kuqe”, niveli më i lartë i planit kombëtar të valëve të të nxehtit.

Autoritetet në rajonin e Gironde pranë Bordo kanë anuluar tashmë koncertet dhe tubimet e tjera të mëdha në pritje të temperaturave të larta të rrezikshme këtë fundjavë.

Me situata të ngjashme përballen edhe Spanja e Italia, ne veriun e të cilës ka pllakosur dhe thatësira pasi prej muajsh, pothuajse nuk ka rënë shi, ndërsa niveli i lumit Po, më i madhi në vend ka rënë me tre metra.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME