Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur në Hungari. Viktimat janë Kushtrim Hoxha, 28 vjeç nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, nga Rahoveci. Mjeti me të cilin dy të rinjtë po udhëtonin u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës, ndërkohë që Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mësohet se Hoxha pas vetes ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.